Planet Marketing dhe ndikimi i tyre mbi bizneset

 

 

Hyrje

Planet marketing janë plane të cilat e zhvendosin biznesit  në një marsh më të lartë shpejtësie.

Do të konsiderohej një plan i mirë nëse pasqyrat e raporteve do të ishin javore, mujore dhe 3 mujore duke bërë të mundur evidentimin në çdo moment të ndryshimit pozitiv të biznesit.

Software-ët përkatës në këtë fushë japin ndihmesën e tyre. Ndonëse në përdorimin  e software-ve për kontabilitetin janë hedhur hapa pozitiv në Shqipëri, për software-ët që ndihmojnë në  hartimin e planeve marketing ka shumë pak njohuri si nga bizneset ashtu dhe stafet e tyre.

Mangësitë në drejtim të planeve marketing ekzistojnë pothuajse në të gjitha institucionet private dhe publike në Shqipëri. Bizneset dhe organizatat në Shqipëri nuk njohin rëndësinë që ka një plan marketing dhe vlerën që ka përdorimi i tyre.

Në pjesën më të madhe të rasteve planet marketing mund të shihen si harxhim i pamenduar i parave, ndërkohë që ato rrisin shpejtësinë e ecjes përpara të organizatës ose biznesit  tuaj.

Në tregun shqiptar nuk ekzistojnë software në shqip për të hartuar plane marketing.

Software aktual në treg janë vetëm software në gjuhë të huaj, mund të shkarkohen nëpërmjet internetit, por përdorimi i tyre në Shqipëri është në nivele shumë të ulta.

 

I-Rëndësia dhe konsideratat gjatë hartimit të planeve marketing në bizneset shqiptare

 

Një plan marketing është  shume i rëndësishëm për kompaninë sepse ndërtimi i tij nuk presupozon më që kompania të bëjë  ato që ka për të bërë  çdo vit, por të ndërtoje një strukturë marketing mbi të cilën varet suksesi i kompanisë.

 

Në hartimin e planeve marketing është e rëndësishme të mbajmë në konsideratë:

 

  • Të jemi strategjikë.

Detyrë e rëndësishme  në hartimin e planeve marketing është të ruajmë sensin strategjik për biznesin, duke ndihmuar në fokusimin gjatë vitit. Momente të rëndësishme të cilat meritojnë vëmendje janë qëllimet dhe objektivat. Një plan marketing strategjik konsiston në identifikimin dhe përpunimin e programeve marketing që do të ndikojnë në arritjen e qëllimeve të biznesit tuaj.

Starti fillon me objektivat e mëdha që përcaktojnë strategjitë e përgjithshme që do të ndihmojnë arritjen e qëllimeve. Identifikimi i programeve marketing specifik është “çfarë mund të bëjmë” për biznesin tonë.

Një kompani si IMB (Instituti i Modelimeve në Biznes) supozojmë se synon të rrisë shitjet në treg me 20% per vitin 2008. Strategji potenciale mund të jenë: përmirësimi i ekzistences, rritje e forcës shitëse, krijimi i një linje të re etj. Çdo strategji është e ndryshme në rritjen e shitjeve dhe kërkon veprime, programe marketing të ndryshëm për të arritur qëllimin e rritjes se shitjeve me 20%. Programi mund të përfshijë: rregullimin e çmimit, update të ambalazhimit, rregullimin e mesazhit marketing për të tërhequr vëmendjen e më shumë klientëve për përfitimet e produktit.

IMB midis të tjerave ofron nëpërmjet faqes së saj të internetit një krahasim të produktit të saj Alpha Single, Alpha Platinum dhe WineLine Mesonic. Në këtë mënyrë kompania arrin të transmetojë një mesazh më të qartë tek klientët dhe të tërheqë më shumë vëmendjen e klientëve.

Aksionet e ndërmarra në kompani mund të ndryshojnë në varësi të qëllimeve dhe të strategjive. Analiza strategjike e forcave e bën planin tuaj marketing të ketë një ndikim të madh në suksesin e përpjekjeve tuaja marketing.

 

 

 

 

  • Kuptimi i shqetësimeve të papërcaktuara është normal.

Mund të ndodheni në një konfuzion në momentin e fillimit të procesit të planifikimit. Qëllimi i planifikimit është tju tregojë rrugën tuaj për të ndërmarrë veprimin më të mirë në biznesin tuaj. Një program i mirë do të përfshijë planin tuaj marketing në rritjen e biznesit tuaj .

 

  • Të jesh realist.

 Opimizmi është një plus në marketingun e biznesit tuaj, por duhet të kuptohen limitet e kompanisë.

IMB jo vetëm është shume aktive në marketingun e produkteve të saj, por për tju uruar gëzuar Vitin e Ri klientëve të saj vendosi që Alpha Single ta ofrojë falas nëpërmjet internetit. Megjithatë optimizmi këtu mbaron, kompania nuk mund ta realizojë edhe për Alpha Platinum pasi kapërcehen limitet e kompanisë.

 

  • Qëndroni të fokusuar.

Plani juaj marketing është vetëm më e mira e mundshme e zbatimit tuaj të ardhshëm. Nevojitet të mbahen sytë hapur dhe të mos shpërndaheni, pasi humbja është shumë afër fitimit. Kompania IMB aktualisht është e fokusuar në versionin Alpha Platinum, të cilin e prezanton edhe si arritjen më të lartë të saj. Megjithatë ajo nuk ka hequr dorë prej produkteve të tjerë të saj apo edhe të partnerit të saj në botë Mesonic .

 

  • Sistem matje

Vendosni sistem matje pasi është vështirë të thuash nëse një plan marketing është i sukseshëm nëse nuk ka mekanizma të matjes së rezultatit. Nevojitet të shkruhet çfarë do të arrihet me programin, si do të matet  dhe njësitë matëse të rezultatit.

 

  • Mos harroni 4 P e marketingut.

Promocioni, cmimi, vendi dhe produkti janë 4 P e rëndësishme të shkakut të një sjelljeje.

 

 

II-Si të ndihmojmë bizneset e vogla në hartimin e “Planeve Marketing”

 

Bizneset harxhojnë kohë kur merren me buxhetet dhe planifikimet për vitet që vijnë. Shumë njerëz humbasin kur vjen koha për të marrë vendime si të përafrojnë planet marketing me kufizimet e buxheteve.

Më problematike situata paraqitet në bizneset e vogla tek të cilat njohuritë dhe tendenca për planet marketing meritojnë më shumë vëmendje. Për ta bërë një plan marketing më të prekshëm dhe më pak stresues për bizneset e vogla sugjerohet:

 

1-Mendoni një strategji për biznesin. Pavarësisht se biznesi juaj është një biznes i vogël mendoni një strategji marketing pasi ajo udhëheq shumë vendime. Nëse ju identifikoni qëllimet e përgjithshme, filloni të  zgjidhni dhe të përcaktoni programet marketing për planet e biznesit të vogël mund të arrini më lehtë qëllimet tuaja.

 

2-Përcaktoni  formatin. Hartoni një skicë të përgjithshme dhe si të publikoni planet mund të ndikojë më mirë të shikoni hapat qe ju nevojitet të bëni. Madhësia dhe struktura e bizneseve të vogla mund të ndihmoje në përcaktimin e kufijve të planit.

 

3- Përcaktoni kohën. Një plan marketing strategjik kërkon shumë analiza dhe për pasojë edhe kohën e nevojshme. Në një mjedis biznesi  me shumë angazhime ditore  është e nevojshme rreth 30 minuta deri në një ore çdo ditë të punohet me planet marketing. Koha përcaktohet në varësi të madhësisë së biznesit dhe të planeve marketing të hartuar.

 

4.Teknika brainstorm. Të rejat, idetë  krijuese rrjedhin më lirshëm kur njerëzit nuk janë penguar nga paragjykimet. Teknikat brainstorm janë nga teknikat më të përdorshme të cilat ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve. Nëse aplikohen mbi individët ato arrijnë të grumbullojnë ide larg opionineve ose egos së njerëzve të tjerë. Në rastet kur ato aplikohen për të gjithë grupin ato ndihmojnë në marrjen në konsideratë të mendimit të gjithë grupit përgjatë procesit të zgjidhjes së problemeve.

 

5.Shkurtoni listen. Bizneset mund të jenë të angazuhuara në shumë projekte. Lista e projekteve potencial mund të shkurtohet duke u përqendruar në ato më të pëlqyeshmet, më fitimprurëset dhe që përfaqësojnë avantazhin e forcave të kompanisë.

6. Bëni një plan fleksibël. Bizneset nuk veprojnë në vakum, kështu dhe planet nuk duhet të jenë të ngurtë.  Ndërtimi i planeve jofleksible nund të siguroje grackën e vazhdimit në rrugë joproduktive.

7. Vendosja e një sistemi matësash. Për të ditur  nëqoftëse dhe sa mirë programi punon dhe ju ndihmon në identifikimin e oportuniteteve për vlerësim. Në  planin tuaj marketing ose dokumentat mbështetës, vendosni qëllime të qarta dhe njësi matje të tyre.

8.Evoluimi i programeve të shkuar. Shumë vendime mund të kenë qenë aplikuar në të shkuarën, ndaj dhe planet e shkuara paraqesin rëndësi të studiohen. Në këtë  mënyrë parashikimi për të ardhmen prezanton më shumë shance për sukses.

9.Projekte koherente kritike. Efektiviteti i planeve marketing varet mbi implementimin e forcave. Përfshirja e koherencës për shumë projekte kritike veçanërisht për zgjidhjen rreth shikimeve të tregut, pushimeve ose ngjarjeve të tjera sensitive do të ndihmojnë të gjeni një implementim të lehtë.

10. Publikimi i një përmbledhje. Publikimi i një plani marketing është i lehtë të ndiqet dhe është më i pëlqyeshëm kur në një faqe të vetme një përmbledhje na paraqet qartë qëllimet, strategjitë dhe programet marketing. Në larminë e lartë të detyrave përmbledhja e mbajtur mbi tavolinë na ndihmon të jemi të fokusuar në çdo moment të vitit.

 

III-Përdorimi i Software-ve në hartimin e planeve marketing

 

Përdorimi i softoware-ve gjithnjë e më tepër po përdoret edhe nga bizneset shqiptare për të ndihmuar biznesin.

Në Shqipëri përdoren software shqiptar, software të huaj të cilët mund të shkarkohen nëpërmjet internetit nga kompanitë përkatëse. Kompanitë prodhuese të software-ve të huaj kanë gjetur partnerin e tyre shqiptar.

 

Instituti i Modelimeve në Biznes ose IMB është përfaqësues i Mesonic, një ndër 3 kompanitë e para në botë të cilat ofrojnë zgjidhje të plota në fushën e ERP.

Marrëveshje të tilla bëjnë të mundur kombinimin e disa nga gjigandëve më të mëdhenjë  në botë me profesionalizmin e kompanive shqiptare.

Tregut shqiptar  mund ti ofrohen zgjidhje si:

Ø  ERP (Enterprise Resource Planning) të cilat administrojnë çdo aspekt operativ të biznesit duke ofruar një përdorim të mirë të aseteve dhe përfitueshmëri të lartë. Kjo zgjidhje e integruar ofron module për funksione të ndryshme si financë, shitje, shërbime, manaxhim të burimeve njerëzore  etj.

Ø  CRM (Customer Relationship Management), ndihmon në menxhimin e marrëdhënieve me klientët, në rritjen e numrit të tyre duke rritur besnikërinë dhe duke ofruar strategji të fokusuara te klienti.

 

Nëpërmjet rrjetit të partnerëve  shqiptar, kompanitë e huaja ofrojnë një gamë të gjerë zgjidhjesh që administrojnë funksione operacionale dhe strategjike të biznesit në industri të ndryshme si telekomunikacion, banka, sektori publik  etj.

Me anë të këtyre zgjidhjeve, mund të reduktohen kostot, të përmirësohet performanca dhe të fitohet aftësia e duhur për t’u paraprirë dhe përshtatur ndryshimeve e nevojave të biznesit.

Në grupin e software-ve  për planet marketing janë vetëm në gjuhë të thuaj dhe mund të përmendim Marketing Plan Pro, Marketing Builder, PlanMagic Marketing 6.0  të cilët do të ndihmonin specialistët marketing në organizata për të ndërtuar planet marketing.

 

 

 

IV-Elementët përbërës të planeve marketing

 

Sa herë flasim për një plan marketing, mbajmë parasysh elementët e mëposhtëm:

 

  • rmbledhja ekzekutive

 

Pozicioni i përmbledhjes ekzekutive është në fillim të një plani marketing, pavarësisht se ndërtimi i tij realizohet në fund pasi përfundojnë të gjitha fazat. Nëse kompania IMB ka një plan marketing, përmbledhja ekzekutive vendoset në fillim dhe ajo i jep përgjigje pyetjeve  cfarë, si, pse, ku, kur dhe si, duke pasqyruar në përmbledhje objektivat, strategjitë, parashikimet për shitjet, tregjet, analizat finanziare etj.

 

  • Analiza e industrisë

 

Në këtë fazë analizohet industria, pikat kyçe të konkurencës, ofruesit, mjedisi ligjor, konsumatorët si dhe vendi i kompanisë në industri.

Paraqesin rëndësi gjatë analizës: analiza SWOT dhe analiza “Porter's 5 Forces.”

Analiza SWOT pasqyron detaje mbi forcat, dobësitë, oportunitet dhe kërcënimet në industri.

“Porter's 5 Forces analysis” analizon dinamikën e lidhjeve midis konkurentëve aktual dhe të ardhshëm, vetë kompanisë,  produkteve të kompanisë, industrisë dhe klientëve.

 

  • Analiza e tregjeve të synuara

 

Përshkruhen produktet tuaj dhe objektivat e secilit prej klientëve tuaj. Në zhvillimin e analizës përqëndrohemi në:

Target-at demografik të tregut si niveli i të ardhurave, interesat, aktivitetet, niveli i jetesës, përshkrimet t tjera gjeografike, mjedisi politik, situata familjare, mosha etj

Industrit ose tendencat sociale që ndikojnë klientët

Target-i  për nevojat duke u përqëndruar në  çfarë klientët duan dhe përfitimet përkatëse që marrin nga produkti.

 

 

  • Strategjitë marketing

Në këtë fazë përfshihen dhe gjejnë pasqyrim objektivat marketing dhe  misioni i kompanisë të cilat shërbejnë si udhërrëfyese për analizat e mëposhtme:

Ø  Pozicioni i produktit në relativitet me konkurentët dhe në sytë e klientëve

Ø  Strategjitë e përgjithshme, te cilat do të përdoren për të përhapur objektivat dhe  misionin

Ø  Mix marketingu i produkteve i cili do të përfshije programet marketing specifik (4P)

Ø  Produktet dhe vendosjet relative, vlerësimet dhe hedhja në treg

Ø  Strategjitë e çmimeve për çdo produkt.

 

 

 

 

Aktivitetetet promocionale: përfshijnë relacione publike, marketingun nëpërmjet internetit, reklamat, programe të përhapura dhe programet e tjerë marketing që do të përfshihen në të.

Të gjitha kompanitë shqiptare të cilat merren me prodhimin e software në Shqipëri, disponojnë një faqe interneti dhe zhvillojnë marketingun nëpërmjet interentit psh IMB, ePoint, ISD, Tpk Solution etj

 

  • Buxheti, parashikimet dhe analizat finanziare

 

Është e rëndësishme që organizatat të parashikojnë buxhete për planet marketing ashtu sic veprojnë për planifikimet e tjera në organizatë. Në këtë mënyrë buxhetet marketing nuk do të konsiderohen më si shpenzime të tepërta për organizatën.

Në  analizat finanziare paraqesin rëndësi:

Ø  Parashikimi i fitim-humbjes. Janë të rëndësishme të analizohen detaje si njësitë e shitjeve dhe paratë e parashikuara, kosto e produkteve, buxhetet marketing, projektet për shpenzimet fikse dhe variabël, shpenzime të tjera, marzhi i fitimit.

Ø  Analiza break-even. Tregon njësitë dhe dollarët që nevojiten për të bërë një program marketing fitimprurës.

Ø  Skenari cfarë-nqs. Tregon çfarë ndodhë nëqoftëse parashikimi dhe marzhi i fitimit janë më të ulët ose më të lartë sesa parashikimi.

 

  • Kontrolli

 

Zhvillimi i kontrollit në planet marketing synon në matjen e rezultatit të planit marketing, evidentimin e problemeve të mundshme si dhe pasqyrimin e tyre në planet e viteve te ardhshme.

 

Ndërtimi i një njësie matje-je të suksesit në çdo program marketing është i rëndësishëm. Ato konsistojnë në bërjen sa më të lehtë të matjes së suksesit në  procesin e monitorimit pasi kompania do të ketë zbatuar planin marketing.

Rekomandohet që gjatë proçesit të kontrollit janë të rëndësishme të mbahen në konsideratë:

zbatimi i planit marketing, celësat e suksesit, kërkimi i tregut, planifikimi i pasigurive, përdorimi i planeve CRM për të marrë informacion për të komunikuar me klientët.

V-Rrugët e evolumit të planeve marketing

Bizneset shpesh e kanë të vështirë të dinë nëse taktikat marketing të cilat përdorin janë rezultative. Mund të ndodhin keqkuptime dhe ngatërresa kur zhvillohen disa aktiviteteve marketing gjatë të njëjtës periudhë kohore.

Ka disa rrugë të cilat tregojnë evoluimin:

1-Shikoni shitjet. Disa firma kanë tregues të ndryshëm matje nga të tjerat. Disa masin numrin e shitjeve të reja, disa numrin e takimeve të reja, disa numrin e orëve të faturuara etj. Kujtojmë që zbritjet ose ndryshimet në sasinë e shitur do të ndikojnë në vlerën totale të shitjeve dhe për pasojë në rezultatin financiar të kompanisë.

2-Pyesni klientët tuaj. Kërkoni të gjeni përgjigjen e pyetjes se çfarë klientët marrin ose mësojnë tek ju. Shumë biznese kurrë nuk dinë ti përgjigjen kësaj pyetje dhe humbin duke në përpjekjet për të ndikuar se si klientët të zgjedhin shërbimet e tyre.

3-Bëni reklamen tuaj. Kujdes në shpenzimet direkte

Është e rëndësishme që reklama juaj të jetë në median e duhur.Vetëm në këtë mënyrë do të mundni ti drejtoheni audiencës së duhur. Disa rekomandime do të ishin:

Ø  Jini sa më specifik

Ø  Përpiquni të merrni një feedback nga audienca juaj nëse e ndjekin publikimin tuaj.

Ø  Përdorni “call-to-action”. Njerëzit do të telefonojnë dhe do të tregojnë se çfarë duan.

Ø  Lini ditë takimesh të lira.

Ø  Përdorni metoda kontakti mjaftë të rëndësishme si telefon, email, website. Në këtë mënyrë ju jepet mundësia njerëzve të kontaktojnë me ju.

Kompani si IMB dhe ISD i drejtohen audiences së tyre nëpërmjet gazetave të cilat lexohen nga publiku dhe  Revistës Ekonomike Monitor e cila i drejtohet botës së biznesit në Shqipëri. Njëkohësisht të gjitha kompanitë të cilat merren me prodhimin e software-ve të kontabilitetit të informatizuar publikojnë mënyrën e kontatit nëpërmjet email-it  dhe telefonave me klientët.

Subjektet e tjera të sektorit privat akoma janë mbrapa në pasjen e një faqe  web-i dhe të një mënyre komunikimi si email.

Institucionet shtetërore  kanë faqet e tyre të web-it, por akoma cilësia e tyre meriton më shumë vëmendje. Tendenca dhe dëshira e institucioneve shtetërore është pozitive, por kjo nuk mjafton dhe sektori privat është më përpara.

 

 

4-Bëni që aktivitete network të krijojnë oportunitete të reja për ju.

Një nga principet e metodave të tilla është tju “jap” të tjerëve më tepër sesa “tu shesë”. Në këtë mënyrë do të ndihmojë të tjerët të përhapin informacion mbi shërbimet tuaja. Në këtë mënyrë njerëzit do të ndjehen anëtarë të një grupi dhe IMB është nga më aktivet. Rekomandet një feedback specific çdo javë për anëtarët e këtyre grupeve.

5-Taktikat marketing të bëjnë sa më të lehtë shitjen e shërbimeve tuaja. Ato në çdo moment duhet të mbajnë në konsideratë: pse klientët kanë interes për produktet tuaja, të fokusohen në nevojat e klientëve, të fokusohen në diferencat tuaja nga konkurentët.

6- Shqyrtoni historikun e shitjeve. Rekordet historik të shkëmbimeve tuaja janë informacione që tregojnë një tendencë ndaj mos i nënvleftësoni. Shitja është një pjesë e rëndësishme e funksionit marketing, kështu bëni siguri të keni akses në suksesin e mbylljes së shitjes më tepër sesa të fokusoheni në avantazhe të reja.

7-ROI. I bën planet tuaj të investimeve të kenë një kthim pozitivë. Më tepër sesa të shikoni buxhetet marketing si një shumë totale, ju nevojitet të shihni evoluimin e efektivitetit të kostove për çdo aktivitet marketing specific. Në vlerësimin e alternativës të përpiqeni të siguroni një ROI sa më të madh, ndoshta mund të arrini të bëni më të mirën për të eleminuar taktika joproduktive.

 

 

 

 

 

VI-Konkluzione dhe Rekomandime 

 

1-Të krijojmë një plan marketing dimanik

 

Ne të gjithë miratojmë rëndësinë e pasjes së planeve të biznesit, por mos harroni vlerën e planeve të mirë marketing. Planet marketing përbëjnë më pak faqe sesa një plan biznesi. Rekomandojmë një plan marketing nëse doni që biznesit tuaj ta vendosni në një marsh më të lartë.

Është e rëndësishme në një plan marketing  të qënit dinamik dhe për ta bërë realitet: jepni emocion, filloni me objektivat më të mëdha dhe  njihni objektivat e audiencës suaj.

 

2-Plani SMART. Është e rëndësishme të mbahen në konsideratë  hapat për të krijuar një plan realist dhe qëllime vlerash. Plani SMART konsiston në pika të paharrueshme si: specifik, i matshëm, aksion orientuar, real, kohë-orientuar.

3-Të jesh realist

Qëllimet jo realiste do të çojnë në gremisje dhe do të vrasin entuziasmin tuaj duke ndikuar negativisht në qëllimet që ju mund të arrini. Përpiquni të jeni sa më realist në planet tuaja.

4-Përgjigjuni pyetjeve “kur” dhe “pse”

Secili nga qëllimet tuaja gjithashtu ka një element “kohën”. Përpilimi kohor i bën qëllimet më shumë të matshme dhe më reale.

Nuk ka asnjë strukturë kohore për secilin person ose për çdo aksion. Vendosja e strukturave kohore për ju dhe përcaktimet për të bërë struktura kohore kanë vetëm një synim se si të sigurojnë sukses për ju. Njëkohësisht është shumë intriguese të kërkojmë “pse” dhe “kur” për çdo qëllim.

5-Njihni kostot

Arritjet e qëllimeve vijnë nëpërmjet kostove. Kostot mund të jenë financiare ose të përfitime të cilat indirekt janë shpenzime për kompaninë.

6-Jini konsistent

Qëllimet kërkojnë të punojmë së bashku dhe të jemi konsistentë gjatë gjithë kohërave.

 

7-Koha për të vepruar

Pasi keni shkruar qëllimet tuaja bëjini ato pjesë të manaxhimit. Është koha për të vepruar ndaj veproni

a)    Hapat e aksionit.

Pasi keni përcaktuar objektivat tuaja, qëllimet tuaja, ju do tju nevojitet të skeduloni kohën çdo ditë për të parë se çfarë keni bërë për të arritur qëllimin tuaj. Konsiderojeni këtë kohë si një takim me dikë (V.I.P.) që kurrë nuk do të vijë përsëri ose  ndryshe anullojeni atë.

b)   Identifikoni pengesat.

Pavarësisht rezultateve positive në ndërmarrje mos neglizhoni së listuari pengesat e mundshme në arritjen e qëllimeve tuaja. Gabimi më i madh që mund të ndodhë është të mos keni gjithnjë  atë që quhet “Plan B”.

c)    Skeduloni ditën tuaj

Çdo ditë merruni nga pak minuta me planin tuaj, pasi ditën tjetër do të identifikoni gjëra të tjera për të arritur qëllimin tuaj. Të veprosh në këtë mënyrë është gjë e mirë për disa arsye: 1) vendosni subkoshiencën tuaj të punojë për ju 2) eleminoni atë që “çfarë duhet të bëjë unë së pari”

8-Përdorimi i softwareve në hartimin e planeve marketing

Në Shqipëri ekzistojnë kompani të cilat merren me prodhimin e software-ve për kontabilitetin e informatizuar të cilat kanë filluar të bashkëpunojnë edhe me kompani të huaja. Këto kompani duke shtuar gamën e produkteve të tyre nevojitet të bashkëpunojnë me partnerët e tyre edhe për software në fushën e marketingut.

 

9-Roli i universiteteve.

Universitetet duhet të ofrojnë kontributin e tyre jo vetëm nëpërmjet ofrimit të shkollës së lartë, por edhe të nivelit master. Një master në Marketing do të ishte një alternative interesante e cila do të kontribonte dhe në shpejtësinë në të cilën bizneset  do të lëvizin.

Universitetet konsiderohen si “fabrika të inteligjencës” dhe produkti i tyre në fushën marketing është i rëndësishëm. Universitetet mund të jenë edhe nismëtarët e ofrimit të planeve marketing dhe të software-ve në këtë fushë.

 

 

 

 

 

Abstract

Marketing planes are planes that displace your business with a bigger gear of speed.

It will be consider a better plan if financial report degree would be once a week, or once a month or once 3-month, making possible the valuation of the positive business’s changes in every moment.

The Software used in this field gives their help. Though, even if in accountability are taken positive steps for the software, they that helps in drawing marketing planes are less common, and there is little know-how, both from business and from their staff.

The deficiency in marketing planes exists almost in every private and public institution in Albania.

Businesses and other organizations in Albania don’t know the importance of the marketing plan and its value of using it.  

Marketing planes may be considered like consumption-blithe of money, meanwhile that they increase the speed of going on of the organization or your business.

Albanian market doesn’t have software in Albanian language to make marketing planes.

 Actual software, in the market, is only software in foreign language and can be downloading only from the internet, but their use in Albania is in low level.

                                                                                                            

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Literatura

 

1-   M.Depoti, Qeveria Offline-Pse bizneset janë më të suksesshme me faqet e tyre të internetit, ndërsa qeveritë më së shumti dështojnë,  Revista Monitor nr 7(314), 20 Shkurt 2008

2-   Dr.Maks Raco, Kosta Ikonomi, Kontabiliteti dhe Analiza Financiare, 2007

3-   Bob Parker’s, Internet Marketing 101, 2007

4-   Prof.Dr. Bashkim Ruseti, MBA Rovena Bahiti, Prokurimi Elektronik në strategjitë e qeverisjes, Ekonomia dhe Biznesi, Nr 3 (20), 2005

5-   Ledia Sula,  Marketingu i parë në perspektivën e një zhvillimi që zgjat në kohë, Ekonomia dhe Biznesi, Nr 1(15), 2004

6-   Giuditta Alessandrini, Risorse Umane e New Economy, Febraio 2002

7-   Ugo Morelli, Management delle imprese turistiche, Febraio, 1995

8-   Adresa interneti

·         www.webmarketingplace.com

·         www.websitemarketingplan.com

·         http://planmagic.com/marketing_plan.htm

·         www.mindtools.com/brainstm.htm

·         www.albic.net

·         www.imb.com.al

·         www.isd.com.al

·         www.bilanc.com

·         www.mesonic.com.al

·         www.morebusiness.com

·         www.brs-inc.com

·         www.isseti.org

·         www.mplans.com